Vendosni fjalën kyçe....

Flet babai i 26-vjeçarit të vrarë: E mora vesh nga mediat pas 8 orësh, ku do kërkoj drejtësi


Baftjar Çelaj, i ati i Indrit Çelajt, të riut që u vra ditën e djeshme me një plumb në kokë në zonën e Myslym Shyrit, thotë se e ka marrë vesh lajmin nëpërmjet mediave.

Në një prononcim për “Fax News”, Baftjar Çelaj kërkon drejtësi për të birin.

 “Kjo që më ndodhi mua mos i ndodhtë asnjërit. Kjo është fatkeqësi e madhe në shqipëri. Ti nisesh në punë dhe kthehesh i vdekur është fatkeqësi. E kam marrë vesh nga gazetat nga televizionet. Cuni është vrarë ne 11 paradite une e mora vesh në orën 7 në darkë se i kishin marrë edhe dokumentat. E kishte marrë policia.
Djali ishte në punë, punonte me kondicionerë se ka mbaruar edhe elektriken në Fier tek shkolla Rakip Kryeziu. Asnjë konflikt nuk ka pasur djali, ka qenë i kulturuar dhe i sjellshëm. Rrallë gjen djalë si ai, nuk dinte të ofendonte ishte i matur. Ma morën djalin në moshë të re. Kur vajta në spital vetëm kam kam mbajtur frymën dhe veten. Sikur të kisha fuqi nuk dija se cfare mund të bëja.
Ku do kërkoj drejtësi kush ma zgjidh mua?“, janë fjalët e babait.

Indrit Çelaj nga Mallakastra ishte vëllai i vetëm i tre motrave. Ai po punonte ditën e djeshme për një kondicioner në një vilë në zonën e Myslym Shyrit, ku pas një sherri me djemtë e pronarit është qëlluar me plumb në kokë.

Policia ka shpallur në kërkim dy djemtë e pronarit të vilës, ku po punonte Çelaj, Griseldo Kusi dhe Albano Kusi.

Katër persona të tjerë, përfshirë edhe pronarin e vilës, janë arrestuar për moskallëzimin e krimit.

Ata  janë, Bujar Kusi (pronari i vilës), Ferdinant Ibrahim Bakalli, Bujar Shaqir Kusi dhe Luan Sali Çaka. Ata i kishin kërkuar kolegut të Çelajt, Lorenc Veliaj, që të merrte përsipër autorësinë e ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *