Vendosni fjalën kyçe....

Qëllohet me snajper, plagoset zyrtari amerikan (VIDEO)


Një zyrtar ka mbetur i plagosur këtë të mërkurë në Los Angelos, pasi është qëlluar nga një snajper në stacionin  e policisë në Lancaster.

Mediat lokale shkruajnë se zëvendësi i Byrosë së Informacionit në zyrën e Sherifit, 21-vjeçar Angel Reinosa, u qëllua në shpatull.

Sipas departamentit të sherifit, Reinosa ndodhej në Lancaster për tre muaj si pjesë e divizionit të patrullave.      

Të shtënat u raportuan pak para orës 3 pasdite në parkingun e stacionit të Lancaster. Zyra e Sherifit tha që pati edhe zyrtarë të tjerë që u qëlluan, por shpëtuan pa u lënduar.

Dyshimet e para janë se qitësi ishte tek apartamentet e Mental Health America, një strukturë e subvencionuar nga qeveria për njerëzit me probleme të shëndetit mendor.

“Nuk është një situatë e vështirë taktike, nuk ka kontroll se kush hyn brenda ose jashtë ndërtesës dhe ka akoma njerëz brenda”– tha kryetari i Lancaster, R. Rex Parris.

Reinosa ishte i veshur me një jelek antiplumb, i cili i shpëtoi jetën duke e zhveshur plumbin në shpatull. Ai ndodhet tanimë në spital.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *