Vendosni fjalën kyçe....

“Do t’i mbush kryt me plumba”, kërcënohet me jetë kreu i FRPD-së në Shkodër (VIDEO)


Ish-deputeti i PD-së Bardh Spahia ndodhet në arrest shtëpie, mirëpo kjo nuk e pengon atë që të publikojë denoncime në rrjetet sociale.

Spahia ka publikuar sot një video, në të cilën shihet se si është kërcënuar për jetën kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Shkodër, Arvit Bushati.

 “Kriminelet e armatosur te Partise Socialiste me rekorde kriminale kercenojne Kryetarin e Forumit Rinor te Partise Demokratike Shkoder, Arvit Bushati, “do ta mbush kryt ne plumba”.”, shkruan Spahia krahas videos.

Në videon e cila duket se është regjistruar pak pas mesnate në shkollën “Oso Kuka” në Shkodër, shihet se si ka ndodhur një përplasje mes mbështetësve të opozitës dhe atyre të maxhorancës.

Ndërsa disa persona tentonin me forcë të vendosnin materialet zgjedhore në Qendrat e Votimit, në person e ka kërcënuar Bushatin: “Do ta mbush kryt në plumba”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *