Vendosni fjalën kyçe....

“Ramës i uroj shëndet por s’përfshihem në debate politike. Ahmetaj të kthejë 400 milionë eurot e inceneratorëve”


Kreu i PD-së, Basha, tha gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët se nuk do pëfshihet në debate politike me kryeministrin Rama, pasi nuk është koha për këtë gjë.

Ai i bëri thirrje kreut të qeverisë që të bëjë detyrën për të cilën paguhet.

 “Nuk hyj në debate politike me kryeministrin por i uroj shëndet e forcë për të bërë detyrën e të mos i shpenzojë energjitë për të sulmuar opozitën. Shqetësimi im është ndihma e qytetarëve dhe bizneseve. Puna me telefon nuk është zgjidhje për krizën ku ndodhet vendi. Nuk bëjmë asnjë lojë apo manovër politike pa kaluar kjo krizë. Qeveria të bëjë atë për të cilën paguhet.” – shtoi Basha.

Në fund Basha tha se ministri Ahmetaj, që është caktuar për administrimin e situatës mund të japë ndihmën e tij në kapërcimin e krizës duke kthyer në buxhet 400 milionë eurot e inceneratorëve.

“Ahmetaj ka një kontribut persona që mund të japë. Të kthejë 400 milionë eurot e inceneratorëve në bashkëpunimin me Klodian Zoton. Një pjesë e shumës është livruar dhe ka shkuar në llogari offshore pa nisur puna për to. Le t’i kthejë këto euro për t’i vënë në dispozicion të vendit.” – shtoi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *