Vendosni fjalën kyçe....

Vritet nga snajperat burri që mbajti peng autobusin në Brazil


Të reja nga pengmarrja e një autobusi me pasagjerë në Brazil. “RT” shkruan se burri i armatosur që rrëmbeu një autobus në një urë në Brazil, është qëlluar për vdekje nga policia.

Ngjarja ndodhi pas orës 6:30 të mëngjesit, kur i dyshuari e detyroi shoferin të mbante krahun dhe të parkonte në mes të urës Rio-Niteroi.

Njësitë nga Policia e Autostradës Federale, Policia Ushtarake dhe Batalioni i Operacioneve Speciale të Policisë kanë shkuar në vendngjarje.

Si rezultat të gjitha korsitë u mbyllën nga autoritetet lokale. Njerëzit janë detyruar të braktisin automjetet e tyre dhe të evakuohen nga skena në këmbë.

Pasi ai i mbajti peng udhëtarët për orë të tëra, burri raportohet se është vrarë nga një snajper. Priten ende detaje të reja për të zbuluar se pse sulmuesi rrëmbeu autobusin me 37 persona në bord.

Asnjë nga pengjet nuk është lënduar.

https://www.youtube.com/watch?v=qfMDxnQ1oN4


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *