Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadori i ri gjerman dorëzon letrat kredenciale te Meta


Kreu i Shtetit, Ilir Meta, priti sot në presidencë ambasadorin e ri të emëruar në Shqipëri Peter Zingraf, i cili dorëzoi letrat Kredenciale.

Kështu, Peter Zingraf zëvendëson në detyrë Susanne Schütz.

Meta vlerësoi marrëdhëniet e mira mes Shqipërisë dhe Gjermanisë si edhe angazhimin e kanclares Merkel për anëtarësimin në BE-së të vendit tonë dhe Ballkanit Perëndimor.

Shqipëria do vijojë të mbështetet me besim dhe bashkëpunim gjithnjë e më të ngushtë tek Gjermania mike dhe partnere strategjike. Ne mirëpresim angazhimin e sinqertë dhe vendimtar të Bundestagut për të ndihmuar Shqipërinë në rrugën drejt çeljes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian dhe për përparimin e vendit tonë drejt standardeve demokratike europiane”- theksoi ndër të tjera Presidenti Meta.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit shprehu mirënjohjen për vëmendjen e madhe që Gjermania u kushton marrëdhënieve me Shqipërinë, si edhe zhvillimeve në rajon, duke vlerësuar vizionin e palëkundur të Kancelares Angela Merkel për integrimin e vendit tonë dhe të Ballkanit Perëndimor në BE.

Duke i përcjellë Presidentit Meta, përshëndetjet e Presidentit të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, Ambasadori Zingraf u shpreh se ndjehet mjaft i lumtur që fillon detyrën si Ambasador i Gjermanisë në Shqipëri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *