Vendosni fjalën kyçe....

Kryeministri italian paralajmëron dorëheqjen: Politikat e Salvinit shkaktuan kaos


Kryeministri Italian Giuseppe Conte paralajmëroi sot dorëheqjen pas krisjes së kulaicionit mes Lega Nord dhe 5 Yjet.

Conte në fjalimin e tij ka sulmuar ashpër kreun e Lega Nord, Matteo Salvini duke deklaruar se ky i fundit kërkonte të shkaktonte kaos në qeveri.

“Ministri i Brendshëm Mateo Salvini është i papërgjegjshëm. Ai me politikat e tij ka shkaktuar kaos. Aksioni i qeverisë të drejtuar nga unë ndalet këtu. Nuk mund të vazhdohet më kështu”, deklaroi Conte.

Conte shënjestroi Salvinin , sidomos për politikat e tij anti-migratore drejt Italisë. Grindja shpërtheu pasi Conte refuzoi të nënshkruajë një urdhër që ndalonte anijen e shpëtimit të migrantëve të hidheshin në ishullin e Lampedusas.

Salvini donte më 8 gusht të mund të arrinte të shkatërronte menjëherë qeverinë dhe të dërgonte vendin në zgjedhje të parakohshme. Lideri i Legas bëri presion për zgjedhje të reja, pasi popullariteti i tij shënoi rritje me 38 përqind.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *