Në Kukësi presin konfirmimin e Valdet Ramës i cili pritej të shkonte në qendrën stërvitore.
Me 31-vjeçarin është arritur marrëveshja, teksa ai do të përfitonte një shifër të majme te Kukësi për sezonin e ri. Nëse Rama nuk do të vijë, atëherë drejtuesit do të kërkojnë një alternativë tjetër, e cila është gjetur, por mbahet e fshehtë nga klubi. Drejtuesit i kanë vendosur një afat sulmuesit e nëse ai do ta shtyjë pa fund, do të kalohet në planin B, raporton Panorama Sport.
Një futbollist tjetër nivel i Ramës do të afrohet, të paktën kështu është premtuar nga drejtuesit. Presidenti Gjici është shumë i ngarkuar me punët jashtë sportit këtë periudhë.
Shumë kompetenca ai ia ka kaluar drejtorit Nexhipi e duket se ky i fundit po ia shpërblen me punën e bërë, pasi ka arritur të bëjë mjaft shkurtime në shpenzime, duke afruar futbollistë me të ardhme si Daku dhe Gavazaj. Pritet lëvizja e madhe e radhës e drejtorit Nexhipi.