Vendosni fjalën kyçe....

Putin: Epoka e botës unipolare ka përfunduar, detyrat operacionale në Ukrainë do përmbushen


Presidenti rus Vladimir Putin, është zotuar se Rusia do të përmbushë qëllimin e saj me aksionin e nisur në Ukrainë.

“Ishte shumë e vështirë, por e detyruar dhe e nevojshme. Të gjitha detyrat operacionale do të përmbushen”, ka thënë ai.

Presidenti rus tha gjithashtu se “epoka e botës unipolare ka përfunduar”, duke iu referuar Shteteve të Bashkuara dhe deklaroi se Bashkimi Evropian “ka humbur plotësisht sovranitetin e tij politik”.