Vendosni fjalën kyçe....

Shpërndanin drogë në Perugia, gjykata i dëbon dy të rinjtë shqiptarë nga Italia


Policia italiane arrestoi dy shqiptarë në Perugia, pasi u kapën me lëndë narkotike. Ata e shpërndanin drogën në një stacion kryesor hekurudhor të qytetit. Karabineria mbajti nën vëzhgim të rinjtë, deri në arrestimin e tyre.

Në pranga kanë përfunduar dy shtetas shqiptarë 27 vjeç dhe 26 vjeç, të pashkolluar. Ata janë dërguar në paraburgim nën akuzat e trafikut të lëndëve narkotike, shkruajnë mediat italiane.

Karabinerët arritën që të sekuestrojnë 16 gram kokainë dhe 4 telefona celularë, të përdorura për të rregulluar takime me klientët. Në përfundim të formaliteteve, dy të arrestuarit u arrestuan në dhomat e sigurisë të Komandës Provinciale të Karabinierëve të Perugias.

Pasi ka përfunduar seanca gjyqësore e shpejtë, një gjyqtar urdhëroi mbajtën e tyre në burg për 8 muaj dhe pas përfundimit të dënimit, dëbimin e tyre përfundimtar nga territori italian. Po ashtu, të rinjtë duhet që të paguajnë 3000 euro dëmshpërblim te autoritetet.