Vendosni fjalën kyçe....

VIDEO/ Sali Berisha: Klosi “ndrikulla e djegësave” u denoncua nga gazetari Myftari 9 muaj përpara


 Nëpërmjet një statusi ne Facebook kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me grabitjen e bërë ndaj banesës së Alda Klosit, ku ka postuar një video të gazetarit të ndjerë, Kastriot Myftari ku ka denoncuar pikërish Klosin si këshilltaren e Ramës me gjysëm million euro në dyshek.

 “Ja si e denoncoi 9 muaj më parë gazetari i ndjerë, Kastriot Myftari, ndrikullën e djegësave, këshilltaren e Edi Ramës, Alda Klosin, me gjysëm milion euro nën dyshek. Ajo mbrohet nga “Skapi” i partisë, sepse lidhjet e saj shkojnë direkt tek bosët e paprekshëm të sipërmarrjes së djegësve Rama-Agaçi-Ahmetaj-Veliaj”,-shkruan Berisha.