Vendosni fjalën kyçe....

Mblidhet grupi parlamentar i PD-së: Do bëjmë kallëzim në SPAK për nisjen e punimeve për Teatrin e Ri


Është mbledhur mesditën e sotme grupi parlamentar i Partisë Demokratike në selinë blu, që ka paralajmëruar të ngrejë një kallëzim në SPAK për nisjen e punimeve për Teatrin e Ri.

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi tha se duhet reagim nga SPAK lidhur me ndërtimin e Teatrit e nëse SPAK nuk vepron, opozita do bëjë detyrën duke bërë kallëzimin.

Ai foli për procesin e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK-ut, duke u shprehur rrëzoi edhe atë besim që kishte mbetur tek Reforma në Drejtësi.

 “Me zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, rrëzoi dhe atë pak besim që publiku ka pasur te reforma në drejtësi. Votimi i hapur tregoi qartazi se frika ndaj votës së fshehtë dhe votës së lirë, ka kapluar dhe institucionin suprem që duhet të merret me korrupsionin e votës. Ndaj kjo tregon dhe një herë se projekti për të instaluar regjimin në Shqipëri është real ndaj këtij fakti duhet reagim, politik dhe publik. Ende pa u ndarë boja, sot Rama dhe Veliaj provokojnë hapur me nisen punimet për një teatër me kulla, që kundërshtohej nga Kushtetuesja. Ndaj SPAK duhet të veprojë, nëse jo, na bie si detyre që të depozitojmë kallëzim në SPAK. Do vazhdojmë me shume rrafshe, me denoncime.”– tha Boçi.