Vendosni fjalën kyçe....

Shitja e Neymar mund të sjellë te PSG-ja Dybala dhe Donnarumman


Paris Saint-Germaini shpreson të fitojë para të majme nga shitja e Neymarit për t’i transferuar sulmuesin e Juventusit, Paulo Dybala dhe portierin e Milanit, Gianluigi Donnarumma

Shitja eventuale e Neymarit do t’i baraspeshonte gjërat në shtëpinë e Paris Saint-Germainit.

Në rast të largimit të yllit brazilian, i cili qe disa ditë i ka prishur punët me klubin dhe që Barcelona është e interesuar fort për ta rikthyer në Camp Nou, drejtori sportiv Leonardo mund t’i përdorë këto para për të bërë blerje të rëndësishme.

Zyrtari i lartë i PSG-së, i cili së fundmi u largua nga Milani, dëshiron t’ia marrë klubit Rossoneri portierin Gianluigi Donnarumma, por e do edhe yllin e Juventusit, Paulo Dybala.

Sipas “Paris United”, një qëndrim eventual i ish-futbollistit të Barcelonës në Paris do ta zvogëlonte mundësinë e përforcimeve të mëdha gjatë kësaj vere dhe PSG do të detyrohej të llogarisë në paratë e shitjes së Kurzawa e Meunier për ta kompletuar ekipin në dispozicion të trajnerit Thomas Tuchel.

Neymar u la jashtë ekipit të PSG-së për ndeshjen e Superkupës së Francës, të cilën ekipi i tij e fitoi 2:1 ndaj Rennes.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *