Vendosni fjalën kyçe....

Motorët përplasen kokë më kokë në Divjakë, plagosen rëndë drejtuesit


Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Zharnec të Divjakës.

 Mësohet se dy motora janë përplasur me njëri-tjetrin, duke lënë të plagosur dy drejtuesit e motorëve.

Të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë. Ata fillimisht janë dërguar në poliklinikën e Divjakës por por për shkak të gjendjes së rënduar janë nisur me ambulancë drejt spitalit Rajonal të Lushnjes.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rethanave të aksidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *