Vendosni fjalën kyçe....

Pensione “të arta” për zyrtarët në ikje të BE-së


Midis mirënjohjeve, konfirmimeve dhe prurjeve të reja është koha për ndryshime në Evropë. Me zgjedhjet e majit të kaluar, një ekip i ri evropian doli në dritë dhe Jean Claude Juncker dhe shumë prej komisionerëve të tij kanë nisur të paketojnë çantat.

Por me mirupafshim ka edhe shumë, por shumë para.

Gazeta italiane “Il fatto quotidiano” ka publikuar dokumentin e Komisionit Europian ku janë përcaktuar pensione stratosferike për zyrtarët e lartë të saj. Ku sigurisht pjesën më të mardhe të tortës e merr presidenti i Komisionit Europian, që sipas rregullave fut në xhep 138% të pagës së zyrtarit të rangut më të lartë të BE-së, që atëhere ishte mbi 27,000 euro në muaj.

Sipas këtyre të dhënave, përfaqësuesi i Lartë për politikën e jashtme merr një pension prej 25 mijë eurosh, shtatë nënkryetarët e ekzekutivit të BE-së dhe 21 komisionerët e tjerë largohen me të paktën 22 mijë euro në muaj.

Janarin e kaluar, ishte Lëvizja 5 Yje që denoncoi pagat e larta të politikanëve evropianë.

Gazeta italiane shkruan se kreu në ikje i këtij institucioni, Jean Claude Juncker do të përfitojë një pension 22 mijë euro në muaj.

Një kontroll i “vogël”: 64-vjeçari ishte edhe Kryeministër i Luksemburgut dhe mbante poste të ndryshme në BE. Ashtu si edhe ai, komisionerët e tjerë do të marrin jo më pak se 18,000 euro në muaj nga Evropa.

Federica Mogherini, nga ana tjetër do të përfitojë 20 mijë euro në muaj. Parashikohen gjithashtu edhe shpërblime një vjeçare deri në 65% të pagës aktuale të tyre.

Por nuk ka vetëm pensione. Rregullat e BE-së parashikojnë një “lejim tranzicioni”, i cili shkon nga 40% në 65% të pagës bazë, për një periudhë deri në 24 muaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *