Vendosni fjalën kyçe....

Ilir Meta: 18 tetori po afron, e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet


Presidenti i Republikës Ilir Meta, bën thirrje për zhvillimin e zgjedhjeve lokale më 13 tetor, duke kujtuar se më 18 tetor Shqipëria do marrë përgjigjen pozitive apo negative për hapjen e negociatave me BE-në.

Sipas presidentit, e vetmja zgjidhje për krizën politike në vend janë zgjedhjet.

“E vetmja zgjidhje janë zgjedhjet. Pa zgjedhje nuk ka demokraci. Pa demokraci nuk ka drejtësi të pavarur. Pa të dyja së bashku nuk ka të drejta dhe ekonomi për të gjithë shqiptarët. Dhe as ndëshkim për politikanët.
Moszgjidhja i shërben vetëm pakicës që nuk njeh rotacion dhe nuk e do çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, pasi ka për të humbur gradualisht pushtetin e paligjshëm politik, ekonomik dhe mediatik.
18 tetori po afron!”, shkruan Meta.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *