Vendosni fjalën kyçe....

Basha nga Fushë Arrëzi: Shqiptarët kërkojnë siguri për të ardhmen, është koha të ofrojmë rrugëdaljen


Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndodhet për takim me simpatizantët në Fushë Arrëz. Basha deklaroi se këto 6 muaj protesta i kanë dhënë kurajo qytetarëve duke arritur edhe refuzimin ndaj votimeve të 30 qershorit.

Përmes 6 muajsh protestash i kemi dhënë kurojo çdo shqiptari, kemi vetëdijësuar çdo shqiptar dhe sot pas 30 qershorit, nuk janë vetëm sondazhet ato që tregojnë PD dhe aleatët fitues të zgjedhjeve të ardhshme, të lira e të ndershme kurdo që të mbahen ato, por është vetë përmasa e 30 qershorit.

Janë 85 përqind e shqiptarëve të cilët ushtuan me refuzimin e tyre në 30 qershor, thirrjen kombëtare: “Rama ik” dhe vulosën kësisoj aleancën më të madhe politike që ka njohur Shqipëria dhe shqiptarët që nga vitit 1992“-deklaroi shefi i opozitës.

Basha gjithashtu deklaroi se socialistët kanë braktisur regjimin e Ramës.

“Me 30 qershor Edi Ramën dhe regjimin e tij e kanë braktisur edhe socialistët e ndershëm. 30 qershori është dita e bashkimit më të madh “Rama ik”, por është edhe një klithmë, një kushtrim për ndryshim”-tha Basha.

Më tej Basha nënvizoi se shqiptarët kërkojnë siguri për të nesërmen për të arritur rrugën e ndryshimit.

Prej nesh shqiptarët kërkojnë më shumë se denoncime, më shumë se përballje, kërkojnë më shumë siguri për të nesërmen dhe rrugën e ndryshimit të vërtetë ku gjithkush do të jetë më mirë. Tani ka ardhur koha ti ofrojmë shqiptarëve rrugëdaljet nga kjo krizë e tmerrshme dhe ta shndërrojmë shumicën 85 përqind  “Rama ik”, në shumicën e re qeverisëse që do ti prijë transformimit ekonomik dhe politik të vendit“-përfundoi kreu i PD-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *