Vendosni fjalën kyçe....

Videoja e dhunimit të gruas pranë QSUT-së, personi në video është nipi i Rrahman Rrajës


Pamjet e një gruaje e cila rrihet brutalisht pranë Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza nga një burrë, kanë bërë xhiron e mediave sociale prej disa ditësh.

Personi që shfaqet në këtë video,  sipas gazetës “Panorama” është Ramazan Rraja, kushëriri (djali i xhaxhait) i Rexhep Rrajës. Pra nipi i deputetit socialist të Krujës, Rrahman Rraja.

Kujtojmë se djali i deputetit u përfshi rreth 10 muaj më parë në një skandal me ish-të dashurën e tij, Xhisiela Maloku. Kjo e fundit e akuzoi për dhunë, por më pas e tërhoqi denoncimin në Polici.

Gazetarja e kronikës, Anila Hoxha, shkruan në rrjetet sociale Ramazan Rraja po hetohet në gjuendje të lirë lidhur me rastin.

“E moret vesh o shoke dhe shoqe ? Ai tipi qe u shfaq tek JOQ Albania duke rrahur barbarisht nje grua quhet Ramazan Xhelal Rraja , vitlindja 1993. Eshte referuar ne gjendje te lire per hetime te metejshme ne prokurori. Miremengjes!”, shkruan Anila Hoxha.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *