Vendosni fjalën kyçe....

Anëtarët socialistë nuk shkuan në mbledhjen e KQZ-së, revoltohet Mediu: Të shkarkohen


Pas dështimit të mbledhjes së KQZ-së, ku anëtarët socialistë refuzuan të merrnin pjesë, vjen një reagim nga kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu.

Përmes një shkrimi në adresën e tij zyrtare në “Facebook”, Mediu e konsideron këtë veprim si precedentin më të rëndë që nga krijimi i KQZ-së.

“Çdo gjë ka mare fund ska kushtetutë, ska shtet, ska Institucione, jetojmë në Republikë bananesh.

“Partia Socialiste me mospjesmarrjen e saj në KQZ ka bojkotuar zgjedhjet dhe Institucionet.”

Mosparaqitja e anëtarëve të KQZ në mbledhjen e sotme është precedenti më i rëndë që nga krijimi i këtij institucioni. Ata sot jo vetëm i kanë rënë ndesh Dekretit të Presidentit në fuqi dhe s’kanë respektuar detyrimin e tyre kushtetues dhe ligjor për të organizuar zgjedhje, por kanë thyer edhe betimin e bërë para Kuvendit kur kanë marrë detyrën. Ky është shkak për shkarkimin e tyre të menjëhershëm. Kuvendi duhet të mbidhet menjeherë e të marre masa. Duke mos u paraqitur ata kanë zhveshur veten nga zyrtarë apolitike dhe kanë marrë hapur krah politik, si celul e Partisë Socialiste.
Opozita ka përgjegjesinë historike për të gjetur zgjidhje, në partneritet me faktorin Ndërkombetar dhe shqiptarët.”, shkruan MEdiu.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *