Vendosni fjalën kyçe....

Meta konferencë për shtyp, jep zgjidhjet për krizën


Presidenti i Republikës Ilir Meta do të mbajë sot një konferencë për shtyp, lidhur me krizën politike në vend.

Presidenca ka njoftuar se Presidenti Meta do japë edhe njëherë zgjidhjet për krizën e rëndë politike.

Konferenca do të mbahet në orën 13:30.

Kjo konferencë për mediat, vjen para nisjes zyrtare të pushimeve verore për presidentin dhe një pjese të mirë të zyrtarëve të tjerë dhe Administratës Publike.

Në një tjetër konferencë për gazetarët, të mbajtur para dy ditësh, Meta tha se nuk do të ikte me pushime me jashtë vendit, por do të qëndronte në gadishmëri të një zgjidhjeje të krizës politike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *