Vendosni fjalën kyçe....

Cili është James Bondi i preferuar? Sondazhi zbulon kë duan fansat


Kush është James Bondi më i mirë? Një sondazh i realizuar kohët e fundit na jep përgjigjen e kësaj pyetje.

Fansat që kanë marrë pjesë në këtë sondazh kanë zgjedhur si të preferuarin e tyre, aktorin Sean Connery.

Ndërkohë Roger Moore dhe Daniel Craig nuk kanë mundur të mbërrijnë as në treshen e parë.

Sean Connery

Daily Mail shkruan se aktori skocez Sean Connery doli në krye të sondazhit të realizuar nga RadioTimes.com me 44 përqind të votave, përpara Timothy Dalton i cili ishte në vend të dytë (me 32 përqind), i ndjekur nga Pierce Brosnan në të tretin (me 23 përqind të votave).

Në këtë sondazh morën pjesë më shumë se 14,000 njerëz, të cilët votuan për të preferuarin e tyre, me aktorët të vendosur kundër njëri-tjetrit në raunde të ndryshme të sondazhit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *