Vendosni fjalën kyçe....

E shantazhuan me video intime 13-vjeçarin arrestohen dy të rinjtë e akuzuar


Dy persona janë arrestuar nga policia në Tiranë pasi akuzohen se kanë filmuar dhe më pas shantazhuar një minoren me një video intime.

Të arrestuar janë shtetasit Valter Hysja, 20 vjeç dhe Fatmir Haxhiu, 21 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim Bledar Matja, 45 vjeç.

Dy të rinjtë pas videos së filmuar e kërcënonin minorenin se do ia publikonin në rrjetet sociale nëse nuk i ndihmonte që të grabisnin banesën e tezes së tij, ku ai kishte ardhur me pushime.
Ngjarja u zbulua pas denoncimit të tezës së të miturit, të cilës iu grabit banesa.

Ngjarja ka ndodhur në datën 28 korrik. Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes, policët konstatuan se banesa ishte grabitur pa thyerje. Dhe pas verifikimeve u zbulua se një prej çelësave të shtëpisë e mbante dhe 13-vjeçari me inicialet. Pas marrjes së tij në pyetje u zbulua ngjarja e rëndë dhe u vunë në pranga dy të dyshuarit.

Njoftimi i policisë:

Zbardhet vjedhja e bizhuterive me vlerë rreth 5000 euro, në banesën e një shtetaseje

Zbardhet dhe dokumentohet mekanizmi dhe metodat e ndjekura për të kryer vjedhjen.
Në pranga 2 shtetas dhe 1 tjetër shpallet në kërkim, pasi dyshohet se kanë shantazhuar një të mitur për ta përdorur për të kryer vjedhjen.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasve:
V. H., 20 vjeç dhe F. H, 21 vjeç, Tiranë, si dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin B.M., 46 vjeç, të tre banues në Kombinat, Tiranë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin kanë kryer vjedhjen e banesës së një shtetaseje, ku kanë marrë bizhuteri me vlerën rreth 5000 euro.

Gjithashtu nga hetimet e kryera nën drejtimin e Prokurorisë, dyshohet se këta shtetas, po në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shantazhuar një të mitur 13-vjeçar se do t’i publikonin një video intime që ia kishin bërë, me qëllim që ta përdorin këtë për të realizuar vjedhjen e banesës. Për arsye hetimore nuk jepen të dhëna të tjera.

Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *