Vendosni fjalën kyçe....

Aksidenti në Fier, humb jetën në spital këmbësori që u përplas nga makina


Një aksident automobilistik ndodhi mbrëmjen e sotme në Fier, në vendin e njohur si “Kryqëzimi i Grecallisë”.

Një person që ecte në këmbë u godit nga një automjet tip “Range Rover” që drejtohej nga 20-vjeçari me iniciale B.H, duke pësuar lëndime të rënda në trup.

Ambulanca  transportoi të lënduarin drejt spitalit rajonal të Fierit. 

Shtetasi D.Gj rreth 50-vjeç ndërroi jetë në spital më par. 

“Rreth orës 21:30, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë”, Fier, shtetasi B. H., 20 vjeç, duke drejtuar një automjet tip “Range Rover”, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin D. Gj., rreth 50 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë në spital shtetasi D. Gj”-njofton policia.