Vendosni fjalën kyçe....

Motori përplaset me bordurën, plagoset drejtuesi në Korçë


Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të fshatit Turan në Korçë  ku i plagosur ka mbetur drejtuesi i një motori.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së drejtuesit i cili mbas një devijimi nga rruga është përplasur me bordurat anësore të rrugës.

I plagosur ka mbetur shtetasi Haki Leska nga Voskopi i cili është transportuar ne spitalin rajonal të Korçës. Policia ne vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *