Vendosni fjalën kyçe....

Juventus pranë blerjes së “yllit” të Tottenham


Sarri nuk kënaqet. Sipas asaj që bën të ditur Marca, tekniku i Juventus ka kërkuar një tjetër përforcim në mesfushë, pas Ramsey e Rabiot. Më saktësisht, tekniku i bardhezinjve ka identifikuar në profilin ideal, atë të Christian Eriksen. 27 vjecari danez nuk do të rinovojë kontratën (skadenca në 2020) me Tottenham sepse e konsideron të mbyllur aventurën e tij në Londër pas 6 vitesh. Pista Real Madrid dukej më realiste, edhe falë një akordi verbal, por blancos janë kthyer me forcë tek Pogba (tratativë në një pikë të mirë për bazë e 150 milionë), me orientim të Zidane, e ish-Ajax është vënë në plan të dytë.

Situata nuk duket e destinuar të ndryshojë pavarësisht dëshirës së Eriksen e dëmtimit të rëndë të Asensio (sezon i përfunduar). Mbi mesfushorin, sipas medias spanjolle, ka hedhur sytë Juventus. Bardhezinjtë kanë dialoguar me Spurs për Dybala e me shumë mundësi bardhezinjtë kanë kërkuar informacion për danezin. Për Sarri do të ishte lojtari i duhur për ta vendosur mes linjave, lojtari i pasimit të fundit.

Për Marca, Zonja e Vjetër duhet të mundë konkurencën e Atletico Madrid e Manchester United, megjithëse Red Devils janë shumë pranë Milinkovic-Savic. Sipas As, në heshtje po punon edhe Milan, që është në pozicion të pafavorshëm në krahasim me konkurencën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *