Vendosni fjalën kyçe....

Basha dhe Rama nxjerrin pamjet nga hapja e fushatës: Kartolina nga dy botë


Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PD-së Lulzim Basha, të dy kanë publikuar këtë mëngjes nga një video në Facebook nga hapja e fushatës së partive të tyre.

Basha në postimin e tij shprehet se ishte një mbrëmje e mrekullueshme: “Ishte një mbrëmje e mrekullueshme! Me ndihmën tuaj ne do të sjellim ndryshimin për të gjithë shqiptarët dhe do të fitojmë. Së bashku për ndryshim. Shqipëria fiton!”

Ndërkohë kryeministri Edi Rama nuk është mjaftuar vetëm me pamjet nga takimi i PS-së por ka ndarë dhe pamje nga takimi i opozitës, që shënjuan hapjen e fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Rama i cilëson pamjet nga dy takimet si kartolina nga dy botë:

“MIRËMËNGJES dhe me këto kartolina nga dy botë, ju uroj një ditë të mbarë të gjithëve”– shkruan Rama. Në fotot e tij nuk mundon dhe një krahasim i numrit të qytetarëve që ndiqnin ‘live’ çeljen e dy fushatave, pasi transmetimi live i Ramës po ndiqej nga mbi 20 mijë njerëz, ndërkohë i Bashës nga 4 mijë njerëz. Por nga ana tjetër, mitingu i Bashës live kishte emocione të tjera pasi ishte mbushur plot njerëz, mbështetës, ndërkohë i Ramës ishte i vakët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *