Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi për ministren Arsimit: Sa kohë harxhon nëpër gjyqe duke bërë të pafajshmen, Kushi të japë dorëheqjen


Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka dalë në një prononcim për mediat, pas seancës gjyqësore të mbajtur sot në Gjykatën e Posaçme lidhur me një padi të bërë ndaj ministres së Arsimit Evis Kushi, për tezat e provimit të maturantëve të cilat u dolën para provimeve.

Sipas Vokshit, ministrja nuk u paraqit duke e bërë të pamundur për të që të paraqiste provat. Ajo i bëri thirrje asaj të paraqitet dhe të përballen bashkë me fakte.

“Sot isha në një seancë gjyqësore për një padi të ministres Evis Kushi, për denoncimet që kam bërë për nxjerrjen e tezave të provimit të testit të vlerësuesve të arsimit parauniversitar. Ishte seanca e parë që quhet seanca pajtuese, por ministrja Kushi nuk ndodhej. Kisha me vete provat dhe faktet, pse jo dhe pasojat por e pata të pamundur për të paraqitur provat pasi ministrja Kushi vendosi të mos paraqitej. I kërkova gjykatës qëe të thirrej në seancë ministrja Kushi, për t’i paraqitur faktet e provat.

Ministrja sa kohë harxhon nëpër gjyqe duke bërë të pafajshmen, fare mirë do ishte mirë por edhe në moralin e saj nëse i ka mbetur një fije morali të jepte dorëheqjen.”– deklaroi Vokshi.

Mes të tjerash, Vokshi u bëri thirrje prindërve dhe nxënësve që t’i bashkohen protestës së datës 7 korrik të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

“Arsimi sot gjendet në një pikë alarmante vetëm në vitet e qeverisjes së Ramës janë 208 mijë nxënës dhe studentë të larguar nga arsimi sepse ministrja Kushi dhe Edi Rama e kanë kthyer arsimin në celulë të Partisë Socialiste. 

Politizimi i sistemit dhe keqtrajtimi financiar i mësuesve janë arsyet kryesore pse sot arsimi është ne gjendjen me të keqe ne te gjithë historinë e vet.

Testet e maturës theksuan edhe njëherë gjendjen e rende te këtij sistemi.  Kjo qeveri është armike e dijes dhe e zhvillimit. Nxënësit tanë po lenë shkollën dhe braktisin Shqipërinë.  Pa dijen, pa arsimin, pa rininë, Shqipëria është në rrezik. Si prind, u bëj thirrje nxënesve dhe prindërve të tyre, t’i bashkohen protestës më 7 korrik.”– tha Vokshi.