Vendosni fjalën kyçe....

“Toyota Yaris”/Basha del nga prokuroria: Dhashë informacione. Edhe më shumë se ç’kam thënë në publik


“Dhashë informacione të plota mbi çështjet duke i qëndruar besnik asaj që kam thënë në publik dhe më shumë se ç’kam thënë në publik”, kështu deklaron kryedemokrati Lulzim Basha me të dalë nga Prokuroria.

Sipas tij Taulant Balla sot duhet të ishte në pranga.

“Dhashë sot informacione të plota për çështjen e “Toyota Yaris” edhe më shumë se ç’kam dhënë në publik. Taulant Balla duhet të ishte sot në pranga.

Qeveria e Edi Ramës dhe Edi Rama janë kthyer në shërbyesit dhe përfituesit numër 1 të pastrimit të parave të drogës dhe krimit.

Gjithçka që po kryehet sot është në shërbim të pastrimit të parave të pista.

Synimi kryesor i Edi Ramës është që përmes bashkë me krimin e organizuar dhe pastrimit të parave të akumuluara sa më shumë para dhe pushtet për veten e tij dhe ortakët e tij.”, theksoi Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u paraqit ditën e sotme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dëshmuar para prokurorëve belgë lidhur me çështjen “Toyota Yaris”.

Më herët kreu i PD-së ka shprehur gatishmërinë e tij të plotë për të thënë ato çka di për këtë çështje.

Lidhur me “Toyota Yaris” ka qenë i pari shefi i opozitës, i cili lajmëroi i pari në parlament për transportin e parave nga Belgjika në vendin tonë ku dhe akuzoi Sekratarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste Taulant Balla si të lidhur në këtë të transport të paligjëshëm të transportit të vlerave monetare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *