Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Lezhë, plagosen 5 persona, dy në gjendje të rëndë


Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ndërsa kanë mbetur të plagosur 5 anëtarë të së njëjtës familje.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të urës se Matit në Lezhe, rreth orës 02:00 te mëngjesit.

Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur 5 anëtarët e familjes, që udhëtonin në të njëjtin mjet.

Dy prej të plagosurve janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë për jetën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *