Vendosni fjalën kyçe....

Ngel në vetting gjyqtari Ilir Mustafaj


Komisioni i Vettingut ka konfirmuar në detyrë prokuroren Elida Kaçkinin, kandidate edhe për SPAK, ndërsa është shkarkuar gjyqtari Ilir Mustafaj.

Prokurorja e Tiranës Kaçkini rezultoi pa probleme në tri kriteret e Komisionit të Vettingut.

Trupa e KPK-së që ka kryer rivlerësimin e Kaçkinit përbëhej nga Valbona Sanxhaktari, Xhensila Pine dhe Etleda Çiftja.

Kaçkini e ka filluar karrierën e saj në vitin 2006 në Prokurorinë e Tiranës. Bashkëshorti i saj Bezart Kaçkini është gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë.

Ndërkaq, KPK ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Tiranës, Ilir Mustafaj. Mustafaj është gjyqtar i Gjykatës së Tiranës ndërsa prej më shumë se një viti ishte në pritje për t’u bërë gjyqtar Kushtetuese.

Gjatë seancës dëgjimore Mustafaj kërkoi dhe ndërrimin e trupit gjykues për shkak të konfliktit që kishte me relatoren Xhensila Pine, por kjo kërkesë u rrëzua. Pas vendimit të KPK-së ai u shpreh se vendimin do ta ankimojë në instancat më të larta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *