Vendosni fjalën kyçe....

Grabiten dy banesa në Berat, tre të arrestuar


Tre të rinj janë arrestuar në Berat dhë një i katërt është shpallur në kërkim pas dyshimeve per grabitjen e dy banesave.

Sipas policisë, 4 të rinjtë kanë vjedhur gjatë natë në banesat e shtetasve U.V dhe R.V në fshatin Drenovicë, një shumë të konsiderueshme parash por janë konstatuar nga pronarët e banesës, të cilët kanë i denoncuar.

Të arrestuarit janë: F.J., 23 vjeç; S.S, 33 vjeç; K.M, 25 vjeç.

Detajet e Policisë:

Reagimi i shpejtë i Shërbimeve të Policisë vë në prang tre persona të cilët vodhën në dy banesa një shumë të konsiderueshme parash.

Shpallet në kërkim autori i katërt që mundi të largohej.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e  Krimit në Komisariatin e Policisë Berat, në kuadër të operacionit “Drenovica”,  arrestuan në flagrancë shtetasit: 

F.J., 23 vjeç,

S.S, 33 vjeç,

K.M, 25 vjeç, si dhe u shpallë në kërkim shtetasi A.L, 26 vjeç, të katërt banues në Vlorë.

Këta shtetas gjatë natës, kanë vjedhur në banesat e shtetasve U.V dhe R.V banues në fshatin Drenovicë, Berat, një shumë të konsiderueshme parash por janë konstatuar nga pronarët e banesës, të cilët kan njoftuar menjëherë  policinë.

Falë reagimit të menjëhershem të shërbimeve të policisë Rrugore, të cilët pas marrjes se njoftimit, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve të lartpërmendur të cilët ishin fshehur në një kanal.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprat penale “Vjedhja, në bashkëpunim”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *