Vendosni fjalën kyçe....

Jelekzinjtë pushtojnë panteonin francez: Jemi pa letra, pa fytyrë, pa zë! (FOTO/ VIDEO)


Qindra emigrantë pa dokumente kanë protestuar në qendër të Parisit,  duke kërkuar të drejtën për të qëndruar në Francë.

Protestuesit, të cilët kryesisht ishin nga Afrika Perëndimore, u ngritën në ndërtesën e Panteonit të Parisit rreth mesditës së të premtes.

Për shkak të vërshimit të protestuesve, turistët u evakuan nga mauzoleumi, ku shumë prej figurave më të famshme të Francës janë varrosur.

Grupi i protestuesve e quan veten “Jelekët e Zinj”,  një referencë kjo ndaj lëvizjes së protestës së Jelekëve të Verdhë që u përhap në Francë më herët këtë vit.

BBC” shkruan se protestuesit tundnin letra në ajër, këndonin dhe kërkuan të mbanin bisedime me kryeministrin francez Édouard Philippe, lidhur me statusin e imigracionit.

Në një deklaratë, grupi i protestës e përshkruan veten si “pa dokumenta, pa zë dhe pa fytyrë të Republikës Franceze”.

Protestuesit thanë se bllokimi i Panteonit francez kishte një mesazh specifik, për të denoncuar poshtërimin që atyre po u bëhej sikurse shekuj më parë kur vendi i skllavëronte njerëzit me ngjyrë.

Një zëdhënës i policisë tha për agjencinë e lajmeve “Reuters” se në protestë morën pjesë rreth 200 dhe 300 emigrantë, dhe janë bërë 37 arrestime.

Por vlerësime të tjera vijnë nga grupet dhe dëshmitarët aktivistë –  të cilët thonë se deri në 700 veta ishin përfshirë në demonstratë.

Jelekzinjtë kanë protestuar edhe më parë kundër shfrytëzimit dhe largimit nga Franca, dhe janë zotuar ta zgjerojnë aksionin deri në përmbushjen e kërkesave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *