Vendosni fjalën kyçe....

Pas sherrit me kryeministren serbe, Meta gjen një “mik të ri” në Bosnjë (VIDEO)


Gjatë qëndrimit të tij në Bosnjë dhe Hercegovinë, presidenti i vendit Ilir Meta ka adoptuar një qen të ri.

Meta ka publikuar një video pas një shëtitjeje me mikun e tij më të ri Darkon, ku shprehet se mezi pret që qeni të takohet me macen e tij Sashën.

 “Mirëmëngjes, ju përshëndes me Darkon, mikun tim më të ri këtej nga Jahorina në Bosnjë mbas një shëtitje mjaft të këndshme. Përshëndes në veçanti Sashën, macen time të dashur, pasi ngjajnë shumë dhe shpresoj të takohen së shpejti. Thonë se macet me qentë nuk shkojnë, por ky nuk është rasti. Faleminderit!”, shprehet Meta.

Kujtojmë se Meta shkoi në Bosnjë për Samitin në Sarajevë, ku pati një debat me kryeministren serbe Ana Brnabiç lidhur me çështjen e Kosovës.

Pas fjalimit të Metës në samit, ku kritikoi Bosnje dhe Hercegovinën për mosrespektimin e Kosovës si shtet i pavarur, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, e mori fjalën menjëherë për t’iu kundërpërgjigjur.

 “Në këtë tryezë ka disa vende që nuk e njohin Kosovën, – tha ajo, – dhe unë sugjeroj që të mos ketë përplasje për këtë çështje mes shteteve të tjera. Më vjen keq që përfaqësuesit e institucioneve të përkohshme të Prishtinë nuk janë këtu. Kjo tregon se çfarë bashkëpunimi dëshiron Prishtina”, tha Brnabiç.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *