Vendosni fjalën kyçe....

Sulmi ndaj makinës, Lubonja jep detaje: Vjen për shkak të klimës së urrejtjes që proklamon Rama


Fatos Lubonja ka reaguar sërish lidhur me sulmin ndaj makinës së tij duke u shprehur se vjen sipas tij nga klima e urrejtjes që përçon kryeministri Rama, raporton BalkanWeb.

Sipas Lubonjës personi që e ka qëlluar makinën vjen për shkak të bindjeve të tij politike.

“Kam parë shumë reagime, që thonë se ishte person i sëmurë mendor. Mendoj se nuk e ka shtyrë dikush këtë të sëmurë mendor që të më sulmojë makinën mua, por mendoj se klima e urrejtjes që proklamon Rama ndaj nesh, nuk mund të përjashtosh. Në Poloni u vra një person me influencë nga një i sëmurë ndërsa doli më vonë se ai person ishte shtyrë.

E dyta është se kam thënë se ky person ka qëlluar makinën time për shkak të ideve të tij politike. Ky ka goditur dhe pastaj ka dalë me thikë. Policia e di shumë mirë, ka dhënë deklaratë sikur kjo s’ka lidhje fare me mua, por që ka goditur makinën time rastësisht, që tregon se policia është nën influencë politike”-deklaroi Lubonja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *