Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi tregon postimin e Ramës, që nxiti dhunën ndaj Fatos Lubonjës


Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka reaguar lidhur me sulmin me gurë mbi makinën e analistit Fatos Lubonja.

Vokshi shprehet se sulmi është frymëzuar nga “armiqtë e fjalës”, duke nënkuptuar me këtë kryeministrin Edi Rama.

Ish-deputetja shprehet se Rama “nuk ka nevojë të jetë dhunues apo urdhërues direkt, por ai me fjalorin që përdor, me statuset që shkruan, me ligjet që miraton, është nxitësi numër 1 i dhunës ndaj gazetarëve, analistëve apo kritikëve të keqqeverisjes së tij”.

Si shembull, Vokshi ka dhënë një postim në “Twitter” të kryeministrit, që i përket datës 28 qershor. Në këtë postim, Rama shprehet me përbuzje ndaj disa prej analistëve në vend, mes të cilëve dhe Lubonja.

KOMENTI I VOKSHIT

Gurë mbi makinën e analistit Fatos Lubonja, sulmi i frymëzuar nga armiqtë e fjalës!

Sulmi ndaj gazetarit dhe analistit të njohur Fatos Lubonja është një ngjarje tronditëse.

Guri, që për nga madhësia duket sikur të jetë shkulur nga sheshi “Skënderbej”, u hodh mbi makinën e publicistit, i kërcënuar dhe shantazhuar direkt disa herë për qëndrimet e tij kritike ndaj Kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Veliaj.

Edi Rama nuk ka nevojë të jetë dhunues apo urdhërues direkt, por ai me fjalorin që përdor, me statuset që shkruan, me ligjet që miraton, është nxitësi numër 1 i dhunës ndaj gazetarëve, analistëve apo kritikëve të keqqeverisjes së tij

Koalicioni i 7 organizatave ndërkombëtare për lirinë e medias (#SEEMOFree_MediaRSF#ECPMF#EFJEUROPE#Artikulli19#CPJ#globalfreemedia) gjatë një misioni faktmbedhës, në takimin me Kryeministrin Rama, ngritën shqetësimin se gazetarët janë të rrezikuar nga fjalori i tij dhe sulmet e shpeshta ndaj tyre. 
Por vetëm pak ditë pas takimit, në një postim në tëitter në dt 28 qershor, Edi Rama shau dhe sulmoi disa gazetarë, përfshirë edhe z. Lubonja. Tre ditë pas këtij statusi të Kryeministrit, gurë urrejtjeje sulmojnë makinën e analistit.

A është kjo rastësi??

#NukKaLiriFjaleMeEdiRamën
#PërLirinëEShtypit
#Arrestoni#frymëzuesitedhunës

Shënim: më poshtë postimi në Twitter Kryeministrit Edi Rama dt 28 qershor 2019, vetëm tre ditë para sulmit ndaj analistit z. Lubonja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *