Vendosni fjalën kyçe....

Mitsotakis zbulon emrat e kabinetit të ri qeveritar grek


Kryeministri i ri grek Kyriakos Mitsotakis emëroi të hënën kabinetin e ri, duke përfshirë ndihmësit e tij të besuar si dhe disa personalitete jashtë sferës politike.

Dy nga punët e larta shkuan te dy nënkryetarët e Demokracisë së Re. Costis Hatzidakisit iu dha ministria për Mjedisin dhe Energjinë.

Ndërkohë, Adonis Georgiadisit iu besua Ministria e Zhvillimit dhe Investimeve.

Kabineti përbëhet nga 17 ministri dhe ka 51 anëtarë, ministra, zëvendës ministra dhe sekretarë shteti.

21 pjesëtarë të qeverisë nuk janë marrë më parë me politikë dhe mjaft prej tyre lanë postet akademike apo në sektorin privat për t’iu bashkuar përpjekjes së Mitsotakis.

Protothema” shkruan se ministrat e qeverisë së re do të betohen këtë pasdite në orën 12:00 dhe menjëherë pas kësaj do të pasojnë ceremonitë e dorëzimit dhe pranimit të detyrës.

Mitsotakis duket se nuk do të humbasë asnjë ditë dhe po lëviz me shpejtësi për të marrë drejtimin e vendit.

QEVERIA E RE E MITSOTAKIS:

Zv.Kryeministri – Panagiotis Pikrammenos

  1. Ministria e Financave: Christos Staikouras
  2. Ministria e Zhvillimit dhe Investimeve – Adonis Georgiadis
  3. Ministria e Punëve të Jashtme – Nikos Dendias
  4. Ministria e Mbrojtjes së Qytetarëve – Michael Chryssochoidis
  5. Ministria e Mbrojtjes Kombëtare – Nikos Panagiotopulos
  6. Ministria e Arsimit dhe çështjeve Fetare – Niki Kerameos
  7. Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale – Yiannis Vroutsis
  8. Ministria e Shëndetetësisë – Vassilis Kikilias
  9. Ministria e Mjedisit dhe Energjisë – Costis Hatzidakis
  10. Ministria e Kulturës dhe Sportit – Lina Mendoni
  11. Ministria e Drejtësisë – Kostas Tsiaras
  12. Ministria e Brendshme – Panagiotis Theodorikakos
  13. Ministria e Qeverisë Dixhitale – Kyriakos Pierrakakis
  14. Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit – Kostas Achilleas Karamanlis
  15. Ministria e Politikave Ishullore – John Plakiotakis
  16. Ministria e Zhvillimit Rural Dhe Ushqimit – Makis Voridis
  17. Ministria e Turizmit – Haris Theocharis