Vendosni fjalën kyçe....

Pamjet-Si u lëkundën makinat nga tërmeti në Kaliforni të SHBA-ve


Një tërmet me magnitudë 6.4 goditi Kaliforninë Jugore, me epiqendër rreth 150 milje nga Los Anxhelos, mëngjesin e së enjtes.

Tërmeti i parë është shoqëruar edhe nga të paktën 4 lëkundje të tjera më të lehta 4.7, 3.5, 3.8 dhe 4.5.

Tërmeti ka bërë që ndërtesat të lëkunden për pak sekonda edhe në Los Anxhelos.

Këto janë pamjet që tregojnë forcën e tërmetit, ndërsa janë shënuar disa lëndime në njerëz dhe zjarre po ashtu.