Vendosni fjalën kyçe....

Sa vajza ke? – Plasari publikon mesazhin kërcënues: Lleshaj të ruajë gazin


Studiuesi i njohur, Aurel Plasari, ka publikuar një mesazh kërcënues që i ka mbërritur në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

Plasari shkruan se kërcënuesi mban emrin Emiljan Pjetri në ‘Facebook’ dhe sipas të gjitha gjasave është i njëjti person që i ka çuar mesazhin kërcënues kreut të KQZ-së, Zguri.

Plasari shkruan se zgjodhi ta publikojë mesazhin e mbërritur në datën 28 qershor, dy ditë para zgjedhjeve sot, vetëm pas kërcënimit ndaj Zgurit, ndërsa thekson se ai shërben si përshëndetje për ministrin Lleshaj, që ruan gazin lotsjellës.

KËRCËNIME NDËRSA MINISTRI LLESHI RUAN GAZIN

Lidhur me kërcënimin ndaj Kryetari i KQZ Klement Zguri do të duhet saktësuar emri i përdorur nga kërcënuesi, sepse nga një emër pakashumë i tillë më është dërguar edhe mua një kërcenim i tërthortë dhe poshtanik, më datë 28 qershor nga fb me emrin “Emiljano Pjetri”, pra me gjasë i njëjti kërcënues.

Nuk kam dashur ta bëj publik duke më mjaftuar të kuptoj se në ç’frymë u përgatit 30 qershori i Edi Ramës.

Ndonëse e di që për mbrojtjen time dhe të të mijve nuk mobilizohet ndonjë “gardë”, po e bëj publik tani së paku si të fala për ministrin Lleshi që ruan gazin lotsjellës.

fb a.p.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *