Vendosni fjalën kyçe....

Rrëzohet helikopteri me 7 persona në bord në Bahamas, asnjë i mbijetuar


Një helikopter është rrëzuar ditën e djeshme në ishullin Grand Cay në Bahamas, duke shkaktuar të paktën 7 të vdekur.

Mediat amerikane shkruajnë se helikopteri u zhduk pasi kishte lënë Big Grand Cay dhe u gjet më vonë në vendin e rrëzimit nga banorët dhe autoritetet më vonë.

Shtatë personat që ishin në bord, katër gra dhe tre burra ndërruan jetë si pasojë e aksidentit.

Gazeta “Register-Herald” në Beckley, citoi qeveritarin Jim Justice duke thënë se mes viktimave ishte edhe Chris Cline. Një sipërmarrës minierash, miliarder dhe donator në jugun e Virxhinias Perëndimore.

Policia Bahamiane ende nuk ka dhënë një shkak të rrëzimit të helikopteri, por njoftoi se kishin nisur hetimet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *