Vendosni fjalën kyçe....

Messi dështon ta çojë Argjentinën në finalen e Kupës së Amerikës


Lionel Messi nuk ia doli të çojë Argjentinën në finalen e Kupës së Amerikës.

Brazili është finalisti i parë pasi mposhti në gjysmëfinale Argjentinën e Messit me rezultatin 2-0. Gabriel Jesus në pjesën e parë dhe Firmino në të dytën i dhanë goditjen fatale Argjentinës duke çuar në shtëpi para kohe Messin me shokë.

Në minutën e 19 pas një asisti të Firminos ishte Jesus që shënoi ndërsa në minutën e 71 Jesus kthen nderin, duke asistuar për Firmino ku ky i fundit shënon golin e dytë.

Edhe pse, Argjentina krijoi disa raste të mira shënimi por nuk ia doli.

Brazili pret fituesin mes Perusë dhe Kilit për të mësuar emrin e skuadrës që do të kenë përballë në finale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *