Vendosni fjalën kyçe....

Behrami largohet nga Udineze, bashkohet me Lenjanin te Sioni


Valon Behrami duket se i ka dhënë fund karrierës në Itali. Kapiteni i Udinezes është një hap larg transferimit te Sion, e cila është pjesë e Superligës zvicerane, dhe ku bën pjesë futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Ermir Lenjani.

Në rast se gjithçka konkretizohet, atëherë ky do të ishte një rikthim për Behramin në Zvicër pas plot 17 viteve, ku ka qenë më parë pjesë e Luganos në vitin 2002 deri në 2003. Gjatë kësaj kohe, 34-vjeçari ka pasur një karrierë kryesisht të zhvilluar në Seria A, ndërsa nuk ka munguar as eksperienca në Premier Ligë me Uest Hem Junajtid dhe Uatfordin.

Ndërkohë në vitin 2014 ka edhe një sezon të luajtur në Bundesliga, me Hamburgun. Ndërkaq, sa i përket transferimit në Zvicër pritet që ditën e nesërme e gjitha të marrë formë zyrtare, ndërsa Behrami do të firmosë një kontratë dyvjeçare me klubin e tij të ri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *