Vendosni fjalën kyçe....

Skandali me shifrat – kandidatët që fituan më shumë vota se numri i votuesve



Juliana Memaj në Urën Vajgurore duket se nuk është e vetmja që ka fituar me më shumë vota sesa numri i qytetarëve që kanë votuar.

E njëjta gjë ka ndodhur dhe në Malësinë e Madhe, në Vaun e Dejës, Bulqizë, Vorë, Memaliaj, Divjakë, Lushnjë, Vorë e Himarë.

1- Juliana Memaj

Më herët raportuam se Juliana Memaj ka fituar me gati 2 mijë vota më tepër se sa numri i pjesëmarrësve në votime.

Sipas KQZ-së, Memaj në Urën Vajgurore ka fituar me 7666 vota, mirëpo ditën e djeshme, po KQZ deklaroi se pjesëmarrja e votuesve në Urën Vajgurore ishte 5900.

Kështu pas mbrëmjes, në kutitë e votimit qenkan shtuar 1766 fletë votimi në Urën Vajgorore dhe të gjitha të vlefshme! Se kush i shtoi ato, mbetet për t’u parë.

2- Tonin Marinaj

Në Malësinë e Madhe sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, Tonin Marinaj merr mandatin e dytë në Malësinë e Madhe me 7,772 vota, në një kohë kur kundërshtari i tij, Pjerin Spathari numëron vetëm 493 vota.

Mirëpo në të dhënat e publikuara po nga KQZ, tre orë pas mbylljes së procesit të votimit rezulton se në Malësinë e Madhe numri i qytetarëve që kanë dhënë votën e tyre ka qenë 7600.

Domethënë duke llogaritur vetëm votat e marra nga Marinaj i bie 172 vota tepër, shto edhe ato të Spatharit, plot 665 vota tepër janë numëruar në këtë bashki.

3- Mark Babani

Ndërkohë në Vaun e Dejës, KQZ ka shpallur fitues kandidatin e vetëm në garë Mark Ndoc Babanin, i cili ka marrë 6223 vota.

Mirëpo në të dhënat zyrtare të publikuara po dje nga KQZ, rezulton se në këtë bashki kanë votuar gjithsej 5166 zgjedhës. I bie që Babani ka fituar me 1057 vota tepër.

4- Agim Kajmaku

E njëjta situatë paraqitet edhe në Vorë, ku edhe pse kanë marrë pjesë në votime gjithsej 6120 votues, kandidati i vetëm Agim Kajmaku ka fituar me 6208 vota.

5- Gjolek Guci

Në Memaliaj ka ndodhur e njëjta gjë. Kandidati i PS-së, Gjolek Guci ka marrë 4206 vota gjithsej. Por në të dhënat e publikuara nga KQZ, në Vorë kanë votuar gjithsej 4150 votues.

6- Fatos Tushe

Në Lushnjë KQZ zbuloi dje se kanë marrë pjesë në votime gjithsej 27243 votues.  Mirëpo Fatos Tushe ka marrë mandatin e tretë në drejtimin e bashkisë, me 28086 vota.


7- Jorgo Goro

Kandidati i vetëm në garë, Jorgo Goro është rizgjedhur për herë të tretë në Himarë me 4,209 vota. Goro kandidonte nën sigën e koalicionit Aleanca për Shqipërinë Europiane.

Mirëpo sipas KQZ-së, kanë marrë pjesë në votime gjithsej 4162 votues.

8 – Fredi Kokoneshi

Pa asnjë rival përballë, Fredi Kokoneshi, kandidat i Partisë Socialiste ka fituar një tjetër mandat në drejtim të bashkisë së Divjakës me 13513 vota. 

Por sipas KQZ-së kanë marrë pjesë në votime gjithsej 13000 votues.


9- Lefter Alla

Në Bulqizë kanë marrë pjesë në votime gjithsej 7500 votues sipas KQZ-së, mirëpo sipas të njëjtit institucion Lefter Alla 7529 vota, ndërkohë që ai kishte edhe një rival përballë i cili ka marrë 543 vota. /Hashtag.al

Pjesëmarrja në votime e deklaruar nga KQZ pas orës 19:00:

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *