Vendosni fjalën kyçe....

Zhduket në liqenin e Komos, futbollistja shqiptare e kombëtares zvicerane


Zhduket në liqenin e Komos, futbollista me origjinë shqiptare e kombëtares së Zvicrës, Florjana Ismaili.  Mediat ndërkombëtare shkruajnë se futbollistja 24-vjeçare është zhdukur që nga e shtuna pasdite në liqenin e Comos në Itali, ndërsa notonte me një shoqe të skuadrës, me të cilën  ishte me pushime.

Shoqja e skuadrës ishte ajo që njoftoi ekipin dhe konfirmoi lajmin. Ajo ka rrëfyer se rreth 700 metra nga bregu kanë ndalur motoskafin që kishin marrë me qira për të bërë një banjo. Pas zhytjes Florjana Ismaili nuk ka dal më mbi ujë. Thellësia e liqenit në atë pikë arrrin rreth 100 metra. 

“Policia vazhdon kërkimet në liqen e nuk i kemi humbur shpresat. Jemi të shqetësuar e shpresojmë që gjithçka të shkoj mirë. Jemi në kontakt me familjarët e kërkojmë të na kuptoni nëse nuk kemi informacione të reja për momentin” , thuhet në një komunikatë të kombëtares zvicerane.

Florjana Ismaili ka lindur në qytezën Walperswil në provincën e Bernës nga prindër me origjinë shqiptare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *