Vendosni fjalën kyçe....

Trump hyn në histori, i pari president amerikan që kapërcen zonën e demilitarizuar (Video)


Donald Trump është bërë presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara që kalon Zonën e Demilitarizuar (DMZ) midis dy Koreve, duke u takuar me  liderin koreano-verior Kim Jong un dhe duke premtuar se gjërat e mëdha kanë për të ndodhur për gadishullin Korean.

Pasi kaluan shkurtimisht në territorin e Koresë së Veriut, të dy liderët deklaruan se ky është një moment historik.

“Është një nder i madh të jem këtu. Një nder i madh” – tha Trump, duke shtuar se shumë gjëra pozitive po ndodhin.

Presidenti amerikan gjithashtu përshëndeti miqësinë e tij me Kim, duke vënë në dukje se dy liderëve u kishte pëlqyer njëri-tjetri që në takimin e parë.

Kim nga ana e tij argumentoi se duke kaluar Zonën e Demilitarizuar, Trump kishte treguar dëshirën e tij për të hapur një të ardhme të re në lidhje me Korenë e Veriut.

Takimi i befasishëm erdhi pasi Trump e përdori ‘Twitter’-in e tij, për të ftuar Kim për një takim të shkurtër. Ftesa erdhi pasi presidenti amerikan mori pjesë në samitin e G20-ës në Japoni.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *