Vendosni fjalën kyçe....

Meta-Ramës: Edhe nëse ia del në SHBA, në Shqipëri s’do e mbyllësh dot grushtin e shtetit, mua e Berishën s’na ble dot


Kreu i Partisë së Lirisë Meta tha se kryeministri Rama do përgjigjet për çështjen McGonigal edhe nëse e mbyll atë me autoritetet amerikane.

Ai tha se në Shqipëri ka një opozitë e lidership tjetër dhe se kryeministri do mbajë përgjegjësi për atë që e quajti ‘grusht shteti’.

Meta shkruan  në Facebook se Rama nuk mund të arrijë të blejë lidershipin e opozitës e shqiptarët e ndershëm e patriotë dhe se përpjekjeve të tij për të instaluar regjimin personal kanë marrë fund njëherë e mirë.

“Jemi në një Shqipëri tjetër, është një opozitë tjetër. Është një lidership opozitar tjetër. Mund ta mbyllë në Amerikë po në Shqipëri s’ka për ta mbyllur kurrë se e ka me të gjithë shqiptarët për këtë grusht shteti që ka bërë. Mund të ketë lekë sa të dojë, të blejë kë të dojë, por Ilir Metën dhe Sali Berishën nuk i ble dot dhe të gjithë shqiptarët e ndershëm dhe patriotë. Përpjekjet e Edi Ramës për të instaluar regjimin e tij personal në Shqipëri kanë marrë fund njëherë e përgjithmonë. Edi Rama ka përballë shqiptarët e ndershëm dhe patriotë dhe opozitën, të cilët nuk i ndal asgjë dhe askush për të realizuar Ndryshimin e Madh që qytetarët meritojnë.” – shkruan Meta.