Vendosni fjalën kyçe....

‘Vimeo’ heq videon ku ‘Google’ akuzohet për paragjykim ndaj presidentit Trump


‘Vimeo’ ka fshirë raportin e grupit të transparencës së mediave të krahut të djathtë, ‘Project Veritas’, vetëm pak ditë pasi ai botoi raporte që akuzonin ‘Google’ për paragjykimet ndaj konservatorëve dhe presidentit amerikan, Donald Trump.

Një ‘screenshot’ i bërë nga ‘Project Veritas’ të mërkurën duket se tregon se ‘Vimeo’ hoqi llogarinë e grupit nga platforma e tij, duke cituar një shkelje të udhëzimeve të komunitetit.

‘Nuk mund të ngarkoni videot që janë të urryera, shpifëse ose diskriminuese.’ – thuhej në postimin e Vimeo-s.

‘Project Veritas’ nga ana e tij mohoi thyerjen e ndonjë rregulli, duke thënë se ata nuk kanë bërë asgjë të papërshtatshme apo që që i përshtatej përshkrimit të ‘Vimeo’-s.

Themeluesi i grupit, James O’Keefe, vuri në dukje se incidenti me ‘Vimeo’-n ndodhi disa ditë pasi ‘YouTube’ hoqi një video të hetimit të tyre të fundit, në të cilën pronari i ‘YouTube’ e ‘Google’, u akuzua për paragjykime kundër konservatorëve dhe Presidentit Trump.

‘Ata vazhdojnë të citojnë ‘shkelje të privatësisë’. Të jesh i turpëruar nga gazetaria investigative nuk është shkelje e privatësisë.’ – tha ai.

‘Project Veritas’ është i njohur për publikimin e dokumenteve të brendshme dhe videove të fshehta që ata thonë se vënë në dukje njëanshmërinë liberale ndaj krahut të majtë në kompanitë e mediave dhe teknologjisë.

Më parë këtë javë, grupi shpërndau një video në të cilën një ekzekutive e lartë e ‘Google’ bisedoi rreth perspektivave të kompanisë për ‘parandalimin e rizgjedhjes së Trump’.

Grupi gjithashtu zbuloi një e-mail që thuhet se tregon se një anëtar i ekipit të ‘Google’ i emërtoi ekspertët e njohur konservatorë si ‘nazistë’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *