Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Plani i Ramës për përplasje në 30 qershor dështoi, shqiptarët janë bërë bashkë në mbrojtje të demokracisë


Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në deklaratën e tij për mediat pas vendimit të sotëm të Kolegjit Zgjedhor ku e cilësoi si një makinacion të Edi Ramës, deklaroi se  kriminelët e votave e kanë vendin në burg dhe jo të menaxhojnë fushatën.

Kriminelët duhet të jenë në burg dhe jo në parlament. Kriminelët duhet të jenë në burg dhe jo të menaxhojnë fushata elektorale. Ka ardhur koha që pas 21 vjetësh, vjedhjesh, krimesh dhe shkatërrimesh, njeriu që futi krimin në politikë të dalë para drejtësisë”-deklaroi Basha.

Basha gjithashtu shtoi se në 30 qershor nuk do ketë përplasje sepse shqiptarët janë bërë në mbrojtje të demokracisë.

“Sa i përket 30 qershorit, plani i Edi Ramës për destabilizm dhe luftë mes shqiptarëve, do të dështojë. Shqiptarët janë bërë bashkë si kurrë më parë në mbrojtje të demokracisë për të mos lejuar farsën elektorale dhe krimin kushtetues të regjimit autokratiko-kriminal. 30 qershori është dita kur nis fundi i regjimit të Edi Ramës”-tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *