Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Sot do rri unë natën me artistët. Me diagnozën që kam nëse hidhet gaz lotsjellës, vdes në vend


Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi thotë se sonte është radha e saj për të kaluar natën me aktivistët dhe artistët që protestojnë për ruajten e Teatrit Kombëtar.

Ajo ka paralajmëruar se mund të ketë përplasje fizike, nëse kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj vendosin të çojnë përpara shembjen e Teatrit Kombëtar.

Në një lidhje me televizionin “News 24”, Kryemadhi tha se i kishin mbërritur disa foto të cilat tregojnë se Rama ka bërë gati botet me ujë dhe bombolat e gazit për protestuesit.

Ajo tha se nëse bie në kontakt me gazin lotsjellës, ajo rrezikon të vdesë për shkak të problemeve shëndetësore.

“Dje ishte zoti Basha, sot është radha ime për të ndenjur natën. Dezhurnin si të thuash. Nesër do jetë dikush tjetër. Është mbështetje morale dhe fizike. Nuk do guxojë të hyjë asnjë fadromë pa kaluar mbi trupat tanë. Aty jam unë dhe le të shkelin trupin tim.
Zoti Rama i ka bërë gati fadromat, ka lajmëruar dhe gardën dhe FNSH, më çuan fotografi që ka bërë gati botet me ujë dhe bombolat me gaz lotjsellës. Ndryshe nga herët e tjera unë do të qëndroj aty. Me diagnostikimin që kam unë, nëse hidhet gaz lotsjellës unë vdes në vend. Një pikë gjak po ra në atë shesh është kokë më kokë me Edi Ramën”, tha Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *