Vendosni fjalën kyçe....

‘Çdo bisedë tingëllon ndryshe kur del nga konteksti, gjykata gjermane të zbardhin të vërtetën’


Kryeministri Rama tha në vijim të fjalës së tij në Kuvend se do u kërkojë gjykatave gjermane që të zbardhin gjithçka që është thënë për të në përgjimet e publikuara nga ‘Bild’.

‘Pse dolën tani dhe pse dolën në Gjermani dhe si shpjegohet kjo. Çdo shqiptar që di të lexoje është një sallatë fjalësh. Brenda katër javësh, do t’u kërkojë gjykatave gjermane të zbardhin  të vërtetën për gjithçka që është thënë për mua.’ – tha Rama.

Më tej ai deklaroi se çdo bisedë tingëllon ndryshe kur del nga konteksti, ndërsa falenderoi policinë për angazhimin e saj.

‘Tani më farsa është në sy të të gjithëve, ajo që është për tu përsëritur edhe se policia e shtetit është vendosur në një trysni të jashtëzakonshme dhe meriton respektin dhe angazhimin për të qenë të vetëpërmbajtur. 30 qershori është një datë që vjen shumë shpejt, ndërkohë drejtësia do të behët në vijim dhe do të duhej të përgjigjesh. Këta kryebashkiakë, të cilët e dinë shumë mirë se nuk i ka nxjerrë kjo qeveri, por lidershipi i tyre. Përgjimet dalin për koka me një zbrazëti të konsiderueshme. Çdo bisedë edhe ajo më e jashtëzakonshme tingëllon ndryshe kur del nga konteksti.’ – shtoi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *