Vendosni fjalën kyçe....

Europa prezanton projektin e avionëve të gjeneratës së gjashtë


Vendet evropiane po përpiqen të zhvillojnë një avion të gjeneratës së ardhshme, asaj të gjashtë, që është plotësisht i pavarur nga SHBA-të.

Edhe pse nevoja dhe dëshira e vendeve evropiane për këtë është e kuptueshme, shumë ekspertë dyshojnë aftësitë e tyre për ta bërë këtë.

Këtë javë, Gjermania dhe Franca zbuluan një model të një avioni luftarak të gjeneratës së gjashtë, të zhvilluar së bashku, gjatë ekspozitës ajrore të Parisit, ndërsa Spanja njoftoi se ishte bashkuar me projektin.

Programi për krijimin e avionit, i quajtur Avioni i Gjeneratës së Re (NGF), daton në vitin 2017, dhe avioni është ende në një fazë shumë të hershme të zhvillimit.

Zhvillimi i avionit pritet të marrë mbi 20 vjet, ndërsa fluturimi i parë pritet të ndodhë në fund të viteve 2020 ndërsa ai mund të futet në përdorim në vitin 2040.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *